E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deputeti Murrizi  paralajmëron lëvizje të re politike: Në prill 2020, Meta shkon sërish në ‘prehërin’ e Ramës
Publik News

Deputeti Murrizi paralajmëron lëvizje të re politike: Në prill 2020, Meta shkon sërish në ‘prehërin’ e Ramës

Deputeti demokrat, Myslim Murrizi, paralajmëroi lëvizje të re politike, në zgjedhjet parlamentare të 2021. I ftuar në emisionin “Kjo Javë”, Murrizi tha se është e sigurt që në zgjedhjet e 2021 do të kandidojë, ndonëse nuk e ka vendosur ende siglën.

Pjesë nga intervista:

Si po menaxhohet situata?

Shpreh keqardhje për mjekët, se janë përdorur politikisht. Të përdoresh rëndomë nuk është normale, aq më tepër për bluzat e bardha, se ndaj e kanë bluzën e bardhë. Iu kam thënë edhe drejtpërdrejt mjekëve, çfarë informacioni kanë për këtë virusin dhe kanë thënë që nuk kanë, pasi është virus i ri. Ndaj nuk më vjen mirë, që përdoren, dalin çdo ditë e japin këshilla, laj duart me sapun, të dielën nuk kap nënat me fëmijë.

Çfarë ortakërie politike ka tani?
Kurrë nuk kanë qenë veç dhe siç iu paraqiten shqiptarëve, sikur luftojnë njëri-tjetrin, por ka qenë bashkë prej 1993.

A ka ndonjë ujdi për të mbajtur pushtetin?
Nuk është prishur ujdia prej atij viti. Ortakëria e fundit është ai I 2013, i aleancës së prillit, ajo e ngjalave. Në prill 2020, Meta shkon sërish në prehërin e Ramës. Kemi bërë nëntë reforma zgjedhore, më e poshtra ishte e 2008, që u kthyem si në kohën e komunizmit.

Pse e mbështeti Meta qeverinë për ndryshimet në Kodin Penal?
Po se nuk janë ndarë kurrë. Si ta besoj që Meta është prishur me Ramën, kur manifestimi i 2 marsit ishte autogol i Bashës. Metën e zgjodhën President këta që janë sot në pushtet. Tani thonë se do therin si dashë bajrami, besoj do e therin para bajramit, këtë Dvoranin.

Ku po ngec Reforma Zgjedhore?
Basha dhe Rama nuk kanë këllqe që të shkojnë te qytetarët me lista të hapura dhe të shohin kë do të sjellin qytetarët në parlament. Asnjë në atë sallë nuk është përfaqësues i popullit. Këta nuk kanë vullnet për reformën, sepse kanë frikë.

A do jeni sërish në Parlament?
Që do jem në Parlament, do jem, por për siglën me të parë e me të bërë. Po e mendoj seriozisht për një lëvizje, me një listë ndryshe. Do të kandidoj më 2021, nuk bëhet fjalë fare.

Murrizi ka theksuar se madje janë dhënë tenderat e ushqimeve një kompanie celulare, ndërsa shtoi se të gjitha ato që ka grumbulluar si të dhëna për koncesionet korruptive, do i cojë në SPAK.

murrizi

“Bëjnë si gjel fushe. Del Rama e thotë nuk ka, e thonë edhe të tjerët se nuk ka tendera sekretë. AKSH-it i kam thënë se cfarë tenderash janë zhvilluar. Personalisht nuk kam marr asnjë tender nga ky shtet. Nuk më janë dhënë informacione. Zullumi prej 4 ditësh që janë realizuar 243 tendera sekretë me shuma të mëdha, ku KLSH thotë se tenderat më shumë janë bërë me një konkurrent. Këtë do e raportojë Bujar Leskaj në Kuvend. Raporti i KLSH thotë se 75 përqind të tenderave janë me një firmë”, tha Murrizi.

Myslim Murrizi nënvizoi se tenderat me një pjesëmarrës janë abuziv, kurse tha se edhe me cmimet e maskave është abuzuar.

“Janë zhvilluar 5 tendera në Ministrinë e Shëndetësisë vetëm në këtë kohë të pandemisë. Fakti që maskat në Shqipëri janë shitur shumë shtrenjtë, besoj se ka korrupsion. Por unë pres përrgjigjen zyrtare. Të gjitha të dhënat e mia që kam, me koncesione që janë bërë me vetëm 1 konkurrent, do bëj dosjen e do i depozitoj në SPAK. Ta shikojmë sesa i virgjër është ky SPAK nga ujqërit e lakenjtë e politikës sonë. AKSH është i vetmi institucion i siguruar nga zjarri në Shqipëri në 30 vjet demokraci”, u shpreh Murrizi.

Më tej, Murrizi tha se KLSH në një raport të saj vinte në dukje se vetëm gjatë 2019, qeveria me koncesionet e dhëna ka cuar dëm 230 milionë euro.

“Një kompani fantazmë, ka realizuar një tender 4 milionë dollarë në një godinë shtetërore. Tenderin për ushqimet e mori një kompani që shet celularë.  1 milionë euro rehabilitim urban në Burrel. Rikualifikime urbane në qytete janë miliona euro. Edhe një koncesion tek Spitali Ushtarak po ashtu është me vlerë të madhe. Këto të gjitha KLSH thotë se janë në pasojë të shtetit. KLSH thotë se 230 milionë euro dëm ekonomik u shkaktua nga koncesionet, që është një e katërtta e buxhetit të shtetit”, vlerësoi Murrizi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.