E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deputeti Tritan Shehu, kërkoi shkarkimin e Tërmet Peçit për këngën, vetë ka dalë foto me Enver Hoxhën pas prishjes së kishave dhe xhamive
Politikë

Deputeti Tritan Shehu, kërkoi shkarkimin e Tërmet Peçit për këngën, vetë ka dalë foto me Enver Hoxhën pas prishjes së kishave dhe xhamive

Deputeti i PD-së në Gjirokastër, Tritan Shehu, i ka kërkuar sot kryeministrit Edi Rama shkarkimin e kryebashkiakut të Tepelenës, Tërmet Peçi.

Ky i fundit u shfaqet me këngëtarin e njohur Golik Jaupi gjatë një kënge labçe në respekt të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare ku përmendej edhe udhëheqësi i saj Enver Hoxha.

E ndërsa Peçi u kap ‘mat’ duke shoqëruar me iso këngën e Golikut të famshëm të Bënçës, deputeti Shehu ka në arkivën personale një fotografi me ish-diktatorin duke dëmtuar moralin e tij për të bërë një kërkesë të tillë.

Kjo shkrepje është komentuar gjerësisht në media ku Shehu është akuzuar se ka qenë pjesë e grupit të të rinjve që morën pjesë në aksionin për shembjen e kishave dhe xhamive në vitin 1967, prandaj në shenjë falenderimi u takuan me Enver Hoxhën dhe Ramiz Alinë.

Megjithatë, ai ka zgjedhur të justifikohet duke thënë se takimi me Hoxhën ka ndodhur në vitin 1966 kur ai ishte gjimnazist.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.