E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deputetja e PD ironizon: Durrës-Dubai-Porta Potty mbi antikitet
Publik News

Deputetja e PD ironizon: Durrës-Dubai-Porta Potty mbi antikitet

Kush do me e shky historinë? E nxjerrtë si bërllok historia!p

Deputetja e PD, Flutura Açka, ka ironizuar situatën që është krijuar pasi qeveria miratoi në parlament marrëveshjen për Portin e Durrësit, duke e futur në rend dite me procedurë të përshpejtuar.

Në një status në rrjetet sociale, Açka ngre pyetjen “pse nxiton kaq shumë qeveria kur as Europa nuk e miratoi si projekt?”.

“Durrës-Dubai – Porta Potty mbi antikitet”, shkruan ajo me ironi, teksa rendit disa pyetje, se kush do “me e shky historinë? Kush do me e zhba krenarinë? Kush do me i vënë çallmë antikitetit? E nxjerrtë si bërllok historia!”

POSTIMI I PLOTE

A ke qenë ndonjëherë në Dubai?, më pyeti një mike. Jo, i thashë, do vijë Dubai këtu.

Pse nxiton kaq shumë qeveria kur as Europa nuk e miratoi si projekt. Kështu do të integrohemi?

Durrës-Dubai – Porta Potty mbi antikitet 🙈

Kush do me e shky historinë?
Kush do me e zhba krenarinë?
Kush do me instalu shfrenimin?
Kush do me i flak shqiptarët?
Kush do me i vënë çallmë antikitetit?

E nxjerrtë si bërllok historia!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.