E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deputetja e PD-së akuza në Komision, përplaset me maxhorancën!
Lajme

Deputetja e PD-së akuza në Komision, përplaset me maxhorancën!

Është ndërhyrë në sistem për heqjen e skadencës së ilaçeve me urdhër të Albana Ficos

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka deklaruar në Komisionin e Shëndetësisë, se sipas informacioneve të saj, është ndërhyrë në sistem me urdhër të ish-drejtoreshës së QSUT, Albana Fico, për të hequr skadencës së ilaçeve.

33

“Në informacionin që unë kam e ka bërë ish-drejtoresha e QSUT, Albana Fico, e ka urdhëruar personalisht ajo vetë heqjen e datës së skadencës, duhet të shkojë para drejtësisë kushdo që e ka bërë”, u shpreh ligjvënësja demokrate.

Por Vokshi është përplasur me deputët e maxhorancës që cilët janë shprehur se deklaratat e saj janë mashtrime dhe se po përhapte panik.

Pjesë nga debati:

Albana Vokshi: A ka sasi të skaduara tani që ne flasim në QSUT? Cila farmaci e ka në ngarkim dhe a keni ndërhyrë ju në sistem për të hequr datën e skadencës që ka qenë 31 dhjetor i këtij medikamenti për ta rifutur prapë në sistem? Nëse ju ndërhyni në sistem për të hequr datat e skandencës, ky do të ishte një skandal dhe kushdo që e ka urdhëruar, në informacionin që unë kam e ka bërë ish-drejtoresha e QSUT, Albana Fico, e ka urdhëruar personalisht ajo vetë heqjen e datës së skadencës, duhet të shkojë para drejtësisë kushdo që e ka bërë. Është kriminale, por unë do t’ua vërtetoj, po pyes ministren

Ndërhyn Ilirian Pendavinji

Po qetësohu, ulu. Se është skandal kjo që po them.

Ilirian Pendavinji: Duhet të thuash ku e ke marrë informacionin

Albana Vokshi: Po pyes ministren se ajo duhet ta kontrollojë. Në vend që t’i thuash ministres çfarë po bën më thua mua që mos fol. Hesht, mos u bëni mbrojtës të këtyre skandaleve kriminale dhe më lër të flas.

Ndërhyn: Kërkoni ndjesë

Albana Vokshi: Kjo që thashë është skandal nëse është e vërtetë. Ka edhe më shumë, por ju i fshini! Hesht pra!

Ilir Metaj: Kërko ndjesë

Albana Vokshi: Është turp të bëheni mbrojtës të këtij korrupsioni dhe abuzimi skandaloz. Unë them është ndërhyrë në sistem për të hequr datën e skandencës

Ilir Metaj: Mashtrove

Albana Vokshi: Nuk kam mashtruar! Ose nxirre përjashta, ose heqi të drejtën e fjalës. A jeni prindër

Ilir Metaj: Lëri etikën, por mos mashtro

Ndërhyn maxhoranca

Albana Vokshi: Do t’ua tregoj ndotjen akustike, prisni. Morën urdhrin për të bërë zhurmë. Ministrja duhet të kishte dhënë dorëheqjen, s’duhet të ishte këtu.

A keni ju rifutur në sistem një sasi prej 1137 flakonë duke hequr datën e skadencës?

Mbani shënim se ka edhe skandale të tjera

Ilir Metaj: Po përhap panik

Albana Vokshi: Mbaj përgjegjësi. Nuk më bëni do të hesht (U drejtohet maxhorancës) Këto po mbjellin vdekjen.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.