E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deputetja e PS bëri bashkëshortin prokuror, Alibeaj i PD: Vetingu e arriti “qëllimin”me burrin e deputetes së Ramës
Politikë

Deputetja e PS bëri bashkëshortin prokuror, Alibeaj i PD: Vetingu e arriti “qëllimin”me burrin e deputetes së Ramës

Partia Demokratike e ka quajtur krejt politik, antikushtetues dhe te paligjshëm, emërimin si prokuror nga ana e KLP-se, te bashkëshortit të deputetes socialiste Ermonela Felajt. 

Enkelejd Alibeaj

 

Ne nje deklarate per mediat nga selia blu, ish-deputeti Enkelejd Alibeaj ka theksuar se KLP, në kundërshtim me Kushtetutën, “ka emëruar prokuror ushtarin e Edi Ramës bërë më parë veting dhe pa mbaruar magjistraturën”.

“Rasti i Bledar Valikajt, merita e vetme e të cilit është lidhja bashkëshortore me deputeten e Edi Ramës, përbën një provë skandaloze sesi organet e reja të drejtësisë shkelin kushtetutën për t’i shërbyer pushtetit të kryeministrit, përmes kapjes politike të çdo hallke të sistemit të drejtësisë”- tha ai.
DEKLARATA E ENKELEJD ALIBEAJ

Reforma në Drejtësi është një nga rastet, kur dështimi për të ngritur një sistem të pavarur drejtësie, në mënyrë që ligji të veprojë njësoj për të gjithë, vuloset nga Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Me votën e Gent Ibrahimit, i cili përfaqëson interesat e Edi Ramës në organin më të lartë vendimmarrës për prokurorinë, në sistem është emëruar, në mënyrë antikushtetuese dhe pa veting, bashkëshorti i ish ministres së Edi Ramës, Ermonela Felaj.

Rasti i Bledar Valikajt, merita e vetme e të cilit është lidhja bashkëshortore me deputeten e Edi Ramës, përbën një provë skandaloze sesi organet e reja të drejtësisë shkelin kushtetutën për t’i shërbyer pushtetit të kryeministrit, përmes kapjes politike të çdo hallke të sistemit të drejtësisë.

Enmërimi i burrit të deputetes socialiste është haptazi në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e Reformës në Drejtësi në të paktën 2 pika.

1. Kushtetuta e detyron KLP të emërojë një prokuror vetëm pas përfundimit të Shkollës së Magjistraturës. Burri i deputetes së Edi Ramës nuk e ka përfunduar këtë shkollë.

2. Kushtetuta e detyron KLP të emërojë një prokuror vetëm pas përfundimit të vetingut. Burri i deputetes së Edi Ramës nuk ka kaluar në veting. Përdorimi politik i organeve të reja të drejtësisë dhe i vetingut shpjegon pse 63 përqind e shqiptarëve nuk besojnë më tek vetingu dhe pastrimi i sistemit të drejtësisë.

Shqiptarëve iu premtua se reforma në drejtësi do të zgjidhte problemet e mëdha të vendit: politikanët e korruptuar do të ndëshkoheshin, krimi do të merrte dënimin e merituar nga drejtësia e reformuar. E vetmja gjë që po ndodh është se gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar po mbahen në sistem, politikanët e korruptuar dhe krimi i organizuar janë të paprekshëm dhe se sistemi i drejtësisë vazhdon të funksionojë vetëm për familjarët e pushtetarëve.

Nëse reforma në drejtësi u bë për të emëruar pa veting dhe në mënyrë antikushtetuese burrin e Ermonela Felajt, atëherë ajo ia ka arritur qëllimit. Edi Rama ka edhe një ushtar më shumë në drejtësinë e deformuar sipas interesave të tij.

kushtetuta

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.