Dërgimi i një misioni paqëruajtës në Ukrainë, reagon ashpër Kremlini: Do të ishte vendim i pamatur dhe i rrezikshëm!
Rusia e ka paralajmëruar NATO-n për pasoja të rënda nëse do të pranonte të dërgonte forca paqeruajtëse në Ukrainë .
“Do të ishte një vendim shumë i pamatur dhe jashtëzakonisht i rrezikshëm”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.
Ai deklaroi gjithashtu gjatë një konference për media se çdo kontakt i mundshëm midis forcave ruse dhe NATO-s “mund të ketë pasoja të rënda, cilat do të ishin të vështira për t’u riparuar”.
Kujtojmë se Polonia tha të premten e kaluar se do të paraqesë zyrtarisht një propozim për një mision paqeruajtës në Ukrainë në samitin e ardhshëm të NATO-s.
Presidenti i SHBA Joe Biden do të jetë vetë prezent në samitin e aleancës që pritet të mbahet në Bruksel ditën e nesërme.
Reuters raporton se ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov gjithashtu sulmoi propozimin për dërgimin e një misioni paqëruejtës gjatë një komunikimi me studentët në Institutin Shtetëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Moskë këtë të mërkurë.
“Kjo do të jetë përplasja e drejtpërdrejtë midis forcave të armatosura ruse dhe NATO-s, që të gjithë jo vetëm që janë përpjekur ta shmangin, por kanë thënë se nuk duhet të ndodhë në parim,” tha ai.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



