E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dëshmia e shoferit të anëtarit të bandës së Durrësit:Do më kishin vrarë dhe mua por ika me vrap
Publik News

Dëshmia e shoferit të anëtarit të bandës së Durrësit:Do më kishin vrarë dhe mua por ika me vrap

Autorët e ekzekutimit mafioz të Edmond Koçit, ose siç njihet edhe ndryshe Edmond Çekiçi, anëtar i bandës kriminale të Durrësit, kanë qenë të maskuar me kapuçë dhe me shall.

 

 

Në dëshminë e parë të dhënë për efektivët dhe grupin hetimor, shoferi i viktimës ka deklaruar se autorët mund ta ekzekutonin edhe atë, por ka shpëtuar vetëm prej faktit se ka ikur me vrap sapo ka dalë nga makina, kur autorët u prenë rrugën me mjetin ku udhëtonin.

Shoferi i shoqëruar në polici ka deklaruar se nuk i njeh autorët

“Në mengjes prane shtepise se babait te Mondit na preu rrugen nje makine e zeze Benz. Ata ishin te maskuar me kapuca dhe shall. Une dola menjehre nga makina dhe ika me vrap tek rrugica ngjitur qe eshte aty ku kishim ndaluar. Po te kisha qendruar do me kishin vrare edhe mua. Une nuk di kush ka patur konflikt me Mondin”, mësohet të ketë deklaruar shoferi i viktimës, që punonte prej pak kohësh për të.

Burime nga Policia thanë se pasi është larguar shoferi, viktima Edmond Çekiçi ka hapur deren e pasagjerit per te folur me ekzekutorët.

Ka qenë njëri prej tyre që e ka qelluar me breshëri kallashnikovi duke e lene te vdekur ne vend.

Edmond Koçi ishte i dënuar për armëmbajtje pa leje dhe ishte në liri me kusht nga gjykata.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.