Dëshmia tronditëse për 64-vjeçarin: E gjeta të zhveshur sipër vajzës!
Nëna e adoleshentes rrëfen momentet horror: Vajza po bërtisët, Markun e godita me tigan
Një 64-vjeçar shqiptar, Mark Preçi, pritet të dalë përpara autoriteteve gjyqësore për t’u përballur me akuzat për tentativë përdhunimi ndaj një 25-vjeçareje me aftësi të kufizuara.
Ngjarja e rëndë, e cila sipas raportimeve është regjistruar edhe nga kamerat e sigurisë, dyshohet se ka ndodhur më 21 shkurt, brenda banesës së familjes së vajzës dhe është denoncuar nga nëna e saj.
Sipas dëshmisë së nënës, vajza 25-vjeçare dhe motra e saj binjake kanë një shkallë aftësie të kufizuar mbi 95% dhe që prej vitit 2016 jetojnë së bashku me të ëmën në një apartament gjysmëbodrum, ku ajo kujdeset plotësisht për to.
Në deklarimin e saj për autoritetet, nëna ka treguar se e njihte të pandehurin prej disa vitesh përmes të njohurve të përbashkët, por nuk kishte marrëdhënie të afërta me të. Sipas saj, prej rreth një viti e gjysmë ai paraqitej herë pas here në banesë, duke sjellë ushqime për familjen.
Ditën e ngjarjes, nëna është larguar nga shtëpia për rreth 20 minuta për të shkuar në farmacinë e lagjes, pasi njëra nga vajzat kishte thyer syzet.
Kur u kthye në banesë, ajo pretendon se e gjeti 64-vjeçarin në dhomën e ndenjjes, në një situatë komprometuese me njërën prej vajzave.
Sipas rrëfimit të saj, vajza po bërtiste ndërsa i pandehuri kishte rrobat e ulura. Nëna deklaron se ndërhyri menjëherë duke bërtitur, ndërsa burri u largua drejt banjës.
Në përpjekje për ta ndaluar, ajo pretendon se e goditi me një send kuzhine, por më pas rrëshqiti. Sipas dëshmisë së saj, 64-vjeçari e goditi me shqelma para se të largohej nga banesa.
Ajo ka treguar gjithashtu se dera e apartamentit ishte e mbyllur kur u kthye dhe se pati vështirësi për ta hapur, pasi në bravë ndodhej një objekt i panjohur që duhej shtyrë për ta hapur.
Autoritetet dyshojnë se i pandehuri mund të ketë pasur një çelës rezervë të ndërtesës. Rasti vijon të jetë nën hetim, ndërsa 64-vjeçari pritet të paraqitet para gjykatës për t’u njohur me masat e sigurisë dhe për të dhënë shpjegimet e tij lidhur me akuzën e rëndë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



