E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dëshmitarët zbuluan autorët që masakruan 23-vjeçarin me thikë dhe e hodhën në kanal
Lajme

Dëshmitarët zbuluan autorët që masakruan 23-vjeçarin me thikë dhe e hodhën në kanal

Me zbardhjen e ngjarjes se dy diteve me pare, te vrasjes se te riut Florian Selimi nga Tropoja, i cili u gjet i pajetë në vendin e quajtur “Kthesa e Hamilit”, në fshatin Sulaj të Fierit, u vune ne pranga dy te rinj nga i njejti fshat.

 

Ngjarja e ndodhur një ditë më parë, tanimë ka dy autorë të dyshuar. Policia ka arrestuar dy autorët e dyshuar për vrasjen e 23- vjeçarit.

 

Ata janë dy të rinj banues në të njëjtin fshat me viktimën S.S., 26 vjeç, banues në fshatin Sulaj dhe K.M., 20 vjeç, banues në fshatin Sulaj.

Gazetarja e “Panorama” raporton se policia e Fierit ka marrë mbi 20 dëshmi për vrasjen e 23-vjeçarit Selimi. Gjatë deklaratave të dhëna nga personat që kanë parë apo që kishin dijeni për ngjarjen, kanë dalë emrat e dy të rinjve, të cilët më pas u arrestuan si autorë të dyshuar.

Prokuroria po punon për dokumentimin me prova, krimin e tyre, ndërkohë që deri tani ata nuk kanë pranuar të flasin lidhur me ngjarjen. Gjithsesi, gjatë pyetjeve të shumta nga oficerët e Policisë, ata kanë shfaqur shenja paqëndrueshmërie, duke ngjallur akoma më shumë dyshimet mbi ta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.