“Dëshmitari X”/ Ndalohet në Kosovë Albert Veliu, ishte me djalin
Prokuroria shqiptare kërkon…
Policia e Kosovës ka ndaluar shtetasin Albert Veliu, i njohur si “dëshmitari X” në audiopergjimin me Agron Xhafajn, vëllait të ministrit të Brendshem, Fatmir Xhafaj.

Albert Veliu është personi i cili në audiopërgjimin e publikuar nga Partia Demokratike e Shqipërisë flet me Agron Xhafajn për pazare droge.
Pas publikimit të videos dëshmitari Veliu ishte marrë në pyetje nga Prokuroria e Tiranës ndërsa më pas ai ka lene territorin e Shqipërisë për t’u strehuar në Kosovë.
Burimet e Indeksonline brenda Policisë së Kosovës kanë thënë se dëshmitari X ka qenë duke qëndruar në Shtime, ndërsa tani është i arrestuar së bashku me të birin e tij dhe për këtë janë informuar edhe autoritetet shqiptare. Me pas eshte kontaktuar me Krimet e Renda te Shqiperise, nese ka pasur ndaj tij ndonje urdher ndalimi apo jo.
Ndalimi mesohet se eshte bere me iniciativen e policise se Kosoves, nderkohe qe mesohet se ndaj tij nuk ka ndonje urdher ndalimi per kalim kufijsh.
Por, mesohet se nga ana e prokurorise sone, autoriteteve te Kosoves u eshte kerkuar ta sjellin ne Shqiperi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



