Dështimi i marrëveshjes me firmën Fusha
Pasi Bashkia e Tiranës lajmëroi sot se nuk kishte arritur marrëveshje me kompaninë Fusha shpk për të ndërtuar Teatrin e ri Kombëtar, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo, e konsideron fitore të së drejtës, duke theksuar se kryeministri Rama dhe kryebashkiaku Veliaj nuk grabitën dot trojet publike.

Fitore e së Drejtës
Rama e Veliaj si dhe pas tyre Fusha shpk nuk grabitën dot trojet publike në zemër të Tiranës. Si rrallë ndonjëherë reagimi shoqëror duke filluar me opozitën politike, me kurajozen Aleanca për Teatrin deri tek segmentet e ndjeshme evropiane i ndali barbarët e i zbythi banditët.
Uroj që ata të mos të laçkaviten me idetë e shembjes së kompleksit historik të teatrit. Sërish do të ndalen e zbythen.
Një teatër i ri e modern mund të ndërtohet gjetiu në Tiranë. Megjithëse kjo nuk më duket prioritet për barbarët/banditët.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



