E diel, 18 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dështoi tryeza e OSBE?!
Sot

Dështoi tryeza e OSBE?!

 

Oooo, ç’na thanë!

Ajo e dështuar ishte që në ide.

Ku është parë e dëgjuar më parë që reformat e rëndësishme na u bëkan në Hotel?!

Ç’reformë zgjedhjesh do bëjnë këta, kur ligji zgjedhor shkelet dhe s’mban askush përgjegjësi?!

Pse mo, kodi zgjedhor e ka fajin për vjedhjen e votës?!

Nejse, duke ruajtur një konsideratë tepër të lartë për organizatat e përfaqësitë diplomatike në Tiranë, për qëndrat e tyre gjithashtu, vijoj të jem i bindur se zgjidhja e parë dhe e vetme politike në vendin tonë është:

SHPËRNDARJA E KËTIJ PARLAMENTI MONIST DHE ZHVILLIMI I ZGJEDHJEVE TË MENJËHERSHME PËR NJË PARLAMENT TË RI PLURALIST.

Menjëherë! Me këtë Kod që është. Pa asnjë problem!

Nuk ka asnjë zgjidhje tjetër, pa zgjedhje e pa parlament.

Nuk e zëvendëson Parlamentin as OSBE e as Hoteli, sado luksoz të jetë.

Në parlamentin plularist zhvillohet dialogu dhe bëhen reformat.

Ky është vendim puro shqiptar për t’u marrë. Këtë vendim duhet ta marrë i pari Kryeministri. Nuk ka përse të zhgarravitet më me ftesa e me foto rrugëve.

Kjo krizë zgjidhet vetëm me zgjedhje!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.