E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Detaje horror, si u masakrua 57-vjeçari në sy të gruas dhe nënës
Lajme

Detaje horror, si u masakrua 57-vjeçari në sy të gruas dhe nënës

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e 57-vjeçarit Petrit Ndou, ngjarje e ndodhur gjatë natës në aksin Mamurras–Krujë, në zonën e Bushneshit. Sipas burimeve hetimore, autori i dyshuar, Andi Vokrri, e ka goditur viktimën me një mjet të fortë, dyshohet çekiç, pas një konflikti që ka shpërthyer për arsye krejtësisht të parëndësishme.

Përplasja mes palëve ka nisur fillimisht verbalisht, me debate rreth mënyrës së drejtimit të mjetit, ku janë dëgjuar fraza si: “Pse po e ngas makinën kështu, do të shkaktojmë aksident”. Situata ka degraduar shpejt, duke përfunduar në një akt ekstrem dhune.

Sipas hetimeve paraprake, krimi është kryer në prani të nënës së autorit, Dhurata Ndreka, si edhe të bashkëshortes së tij, G. Vokrri. Të dyja kanë dhënë dëshmi përpara autoriteteve, duke deklaruar se konflikti u ndez pas një përplasjeje mes automjeteve.

Grupi hetimor ka marrë gjithashtu deklarimet e katër personave të tjerë, të cilët rezultojnë të kenë pasur njohje me viktimën dhe mund të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Nga ana tjetër, Policia e Shtetit njoftoi zyrtarisht se rreth orës 00:40, në aksin rrugor Thumanë–Krujë, një shtetas 57-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur me sende të forta gjatë një konflikti për motive të dobëta. Autori i dyshuar dhe persona të tjerë që mund të kenë dijeni për ngjarjen janë shoqëruar në komisariat, ndërsa identitetet e tyre nuk bëhen publike për shkak të hetimeve në vijim.

Hetimet po zhvillohen nën drejtimin e Prokurorisë, me qëllim dokumentimin e plotë të rrethanave dhe sqarimin e çdo detaji që lidhet me këtë ngjarje të rëndë. Autoritetet bëjnë me dije se në përfundim të veprimeve hetimore do të ketë një njoftim të detajuar për publikun.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.