DETAJE/ Krimi makabër nga shqiptarët në Itali, gruaja u vra në gjumë
Detaje të reja bëhen me dije nga mediat italian lidhur me vrasjen e gruas marokene Khadija Bencheickh, e që nxjerr në dritë edhe më shumë makabritetin e këtij krimi.
Raportohet se ka dyshime që 46-vjeçarja u vra në gjumë natën e 29 dhjetorit në banesën ku jetonte bashkë me 51-vjeçarin Agim Ajdinaj, në rrugën “Piazzale Olimpia” 54 në Verona. Ky i fundit akuzohet si ekzekutori i marokenes, ndërsa nipi i tij Lisand Ruzhdija, 27 vjeç, akuzohet si bashkëpunëtor në copëtimin e trupit të gruas dhe transportimin e saj në një zonë me ullishte në fshatin Valeggio (po në Verona).
Brenda ditës së sotme pritet që dy shqiptarët e arrestuar me urdhër të prokurorisë, të dalin para gjykatës për masën e sigurisë.
Ndërkohë, gjykata ka urdhëruar sekuestrimin e banesës ku jetonte çifti dhe garazhit, për të bërë analiza të mëtejshme nga hetuesi.
I riu që shihni në foto është Lisand Ruzhdija, ndërsa tjetri Agim Ajdinaj, daja i 27-vjeçarit që studionte në Universitetin e Romës
Dy shqiptarët u arrestuan në Itali për vrasjen e gruas marokene Kadija Bencheikh, e cila u gjet e pajetë në një zonë rurale komunën Valeggio sul Mincio, provincë në Verona, mbrëmjen e 30 dhjetorit. Trupi i gruas u gjet i copëtuar në disa pjesë në një zonë me ullishte.

Agim Ajdinaj, 51 vjeç, bashkëjetonte me 46-vjeçaren marokene.
Ajdinaj është akuzuar për vrasjen e partneres të tij dhe për ndarjen e trupit, ndoshta me një sharrë elektrike. Ndërsa nipi akuzohet se ka marrë pjesë në masakrimin e trupit dhe transportimin në fshatin Valeggio, ku u gjet kufoma.
Sipas raportimeve të medieve italiane, të dy u arrestuan mbrëmjen e djeshme me urdhër të prokurorisë.
46-vjeçarja jetonte në Itali prej më shumë se 20 vitesh ku ka punuar si kujdestare dhe si pastruese. Agim Ajdinaj ishte bashkëjetuesi i saj prej 1 viti pasi marokenia ishte ndarë nga ish-burri prej 9 vitesh. Të dy jetonin në Verona. Ngjarja po hetohet në pistën e mosmarrëveshjeve në çift mes 51-vjeçarit dhe viktimës. Kadjia Bencheikh ishte zhdukur që para Krishtlindjeve.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




