E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
DETAJE në atentatin ndaj Fatbardh Licit
Publik News

DETAJE në atentatin ndaj Fatbardh Licit

Automjeti që dyshohet se u përdor në atentatin ndaj Fatbardh Licit mëngjesin e së premtes në Shkodër, rezulton të jetë vjedhur në Tiranë.

Burime nga grupi hetimor thonë për AbcNews, se makina tip “Benz” është vjedhur në kryeqytet dy javë më parë. I njëjti automjet dyshohet se u përdor në vrasjen e 53-vjeçarit Lici, në lagjen Kiras në zonën e njohur si ish-Poçeria.

Më pas, makina e vrasësve u gjet duke u djegur në zonën e Dobraçit. Policia u njoftua fillimisht për një makinë në flakë, ndërsa 5 minuta më vonë mori një tjetër telefonatë që e lajmëroi për vrasje.

53-vjeçari Fatbardh Lici kishte shkuar në lokal rreth orës 6 e 45 minuta, dhe rreth 5 minuta më pas është ekzekutuar nga një person me maskë. Ky i fundit pasi ka qëlluar rreth 15 herë në drejtim të tij është larguar me shpejtësi nga vendi i krimit.

Policia e Shkodrës ka shoqëruar 18 persona në komisariat, të cilët pasi janë marrë në pyetje janë liruar. E vetmja pistë që po hetohet është hakmarrja, pasi 53-vjeçari ka qenë i dyshuar për vrasjen e Astrit Kurmemajt, ngjarje e ndodhur 2011-ën.

Image

Fatbardh Lici

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.