E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Detaje nga aksidenti në Korçë/ Humb jetën një grua, të plagosur 7 persona
Lajme

Detaje nga aksidenti në Korçë/ Humb jetën një grua, të plagosur 7 persona

Policia ka dhënë detaje nga aksidenti i ndodhur pasditen e sotme në aksin Bilisht-Korçë, pranë fshatit Cangonj.

Blutë bëjnë me dije se në aksident u përfshinë automjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin E. M., dhe automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. Sh.

Për pasojë ka ndërruar jetë pasagjerja që lëvizte me automjetin tip “Ford”, shtetasja M. M., rreth 50 vjeçe, banuese në fshatin Eçmenik, Devoll.

Gjithashtu janë plagosur 7 persona, konkretisht dy drejtuesit e automjeteve shtetasit E. M. dhe A. Sh., dhe 5 pasagjere të automjetit tip “Ford”, të cilët u transportuan për mjekim në spitalin e Korçës.

Ndërkaq, grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit./ CNA.al

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.