Detaje nga arrestimi i Horgito Peqinit/ I riu nuk bëri rezistencë,
Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me arrestimin e Horgito Peqinit, 18-vjeçarit i cili dyshohet se është autori i vrasjes së Madrid Ulqinakut në Elbasan.
Korrespondenti i Panorama bën të ditur se ai nuk ka bërë rezistencë në momentin e arrestimit. Ndërsa familjarët e tij, kanë qenë çdo ditë në komisariatin e Policisë se Elbasanit dhe kanë dashur që ai të shoqërohej dhe të dorëzohej.
Në njoftimin e policisë së Elbasanit thuhet se bashke me Peqenin në pranga është vene edhe bashkëpunëtori tjeter, Klaudjan Sallufi.
Më herët lidhur me këtë vrasje, është arrestuar Ejden Dino, një tjetër 18-vjeçar i cili ka qenë sëbashku me Peqinin dhe Sallufin mbrëmjen e ngjarjes. Për tre të rinjtë, gjykata e Elbasanit i ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg.
Sipas dëshmisë së dhënë nga i riu Ejden Dino përpara togave të zeza, konflikti ka nisur për motive të dobëta. 18-vjeçari u shpreh se sëbashku me dy miqtë e tij, kishin konsumuar drogë dhe kishin dalë në rrugë, ku Horgito Peqini kishte dhe një armë tip pistoletë me vete.
Më tej, thotë në dëshminë e tij 18-vjeçari, të rinjtë u ndeshën në rrugë me Ulqinakun ku fillimisht kanë debatuar. “Çfarë ke që sheh”, ka qenë arsyeja e konfliktit sipas 18-vjeçarit Dino.
Pasi kanë debatuar, Peqini nxorri armën dhe e qëlloi nga prapa 33-vjeçarin Ulqinaku i cili i ishte drejtuar makinës së tij. Ejden Dino u arrestua më 18 gusht, një ditë pas vrasjes. I riu u ndalua pranë banesës sa tij.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



