E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Detaje nga deshmia e prindërve të autorit të vrasjes në polici
Lajme

Detaje nga deshmia e prindërve të autorit të vrasjes në polici

Ndërkohë që hetuesit vijojnë marrjen në pyetje të prindërve të autorit të masakrës në Qarkun e Vlorës, operacioni për kapjen e tij ka nisur të konkretizohet në tri drejtime.

Nga informacionet e deritanishme mësohet se forcat e policisë kanë hyrë nga krahu i fshatit Roms, si dhe nga krahu i Mallakastrës, ndërsa në përforcim të tyre kanë ardhur edhe FNSH nga Fieri, përveç repartit të RENEA-s.

Sa i përket dëshmisë së prindërve të 24-vjeçarit Ridvan Zykaj, mësohet se ata kanë konfirmuar para hetuesve se njëra nga gratë e mbetura viktimë e kishte fyer djalin e tyre, duke e akuzuar për vjedhje.

Ai ishte ngritur nga tavolina për t’u larguar, e më pas ndodhi ajo çfarë dihet, masakrimi i 8 personave të një fisi. Por, prindërit këmbëngulin se nuk e dinë se ku e ka gjetur armën vrasësi, pasi siç janë shprehur, nuk kanë mbajtur kurrë armë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.