Detaje nga ngjarja/ Efektivi i bëri pritë me makinë 45-vjeçarit
Qëlloi disa herë në drejtim të tij
Foto nga vendi i ngjarjes
Goxhara i ka bërë pritë me makinë 45-vjeçarit, i cili ishte duke ecur në trotuar…
Djali i vëllait të bashkëshortes së Gramoz Ruçit, efektivi i policisë qëllon ndaj 45-vjeçarit
Zbardhen të tjera detaje nga plagosja në Tiranë. Rreth orë 14.00 u raportua se ishte qëlluar me armë zjarri shtetasi Lorenc Kosta, 45-vjeç, teksa autori u identifikua si Erion Goxhara, efektiv policie.
Fillimisht u tha se plagosja ndodhi pas një sherri të çastit, ku dyshohet se 45-vjeçari i ngacmoi partneren efektivit. Mirëpo të dhënat më të fundit flasin për një atentat të mirëfilltë. Sipas raportimeve mediatike, Goxhara i ka bërë pritë me makinë 45-vjeçarit, i cili ishte duke ecur në trotuar. Nga kamerat e sigurisë shihet se efektivi ndalon automjeti dhe më pas hap zjarr ndaj Kostës. Pasi e qëllon madje i bën dhe foto. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 6 gëzhoja. Fatmirësisht vetëm një fishek kapi 45-vjeçarin, duke mbetur i plagosur në këmbë.
Mbi ngjarjen reagoi dhe policia, e cila është vënë në kërkim të autorit. “Më datë 19.08.2024, rreth orës 14:07, në afërsi të një marketi te rrethrrotullimi i Komunës së Parisit, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi E. G., (punonjës Policie) ka plagosur me armë zjarri shtetasin L. K., 45 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për kapjen e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.
Nga vendi i ngjarjes, kryepolici i Tiranës Tonin Vocaj tha se ka komunikuar me efektivin i cili ka qenë edhe komandat i Repartit “Shqiponja”, dhe i ka bërë thirrje të vetëdorëzohet duke njoftuar njëherazi se nuk do të jetë më pjesë e uniformave blu.
Autori
“Autori e ka qëlluar në pjesën e poshtme gjë që nuk tregon se ka dashur ta vrasë. Autori ka qenë jashtë orarit të punës. Kam komunikuar me efektivin, është në gjendje të rënduar psikologjike. Po e kontaktojmë që mos të kryejë ndonjë veprim tjetër ndaj vetes. Ne jemi duke harxhuar të gjitha energjitë për ta kapur nëse dorëzohet do jetë edhe më mirë. I bëjmë thirrje dhe përmes medias të dorëzohet pasi me mjekët s’ka rrezik për jetën i autori”, tha Vocajt drejtor i Policisë së Tiranës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



