E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Djali i vëllait të bashkëshortes së Gramoz Ruçit, efektivi i policisë qëllon ndaj 45-vjeçarit
Lajme

Djali i vëllait të bashkëshortes së Gramoz Ruçit, efektivi i policisë qëllon ndaj 45-vjeçarit

Punonjësi i Policisë, Erion Goxhera i cili sipas autoriteteve dyshohet të ketë qëlluar Lorenc Kostën, pak orë nga plagosja vijon ende në arrati.

 Lorenc Kosta, i cili është qëlluar me armë zjarri për motidve të dobëta nga efektivi i Shqiponjave, është Drejtor i Zyrës së Monitorimit të Tregut të Energjisë Elektrike, pranë ERE.

Efektivi i Policisë ka qëlluar ndaj zyrtarit të Entit Rregullator të Energjisë pesë herë, ndërsa menjëherë pas ngjarjes është larguar në drejtim të paditur.

Goxhera e kreu plagosjen, pasi dyshohet se Lorenc Kosta, punonjës i ERE i ka ngacmuar partneren.

Një person ka mbetur sot i plagosur ditën e sotme në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur te zona e Komunës së Parisit rreth orës 14.00. Sipas të dhënave zyrtare, autor është një efektiv policie, pjesë e policisë kufitare.

Mësohet se efektivi Erion Goxhara i cili ështe i afërm i bashkëshortes së Gramoz Ruçit ka pasur një sherr me 45-vjeçarin Lorenc Kosta. Ky i fundit dyshohet se i ka ngacmuar partneren dhe efektivi në debat e sipër ka nxjerrë armën e shërbimit duke e qëlluar në këmbë. Më pas ai është larguar në drejtim të paditur dhe është shpallur në kërkim. 45-vjeçari është dërguar në Spitalin e Traumës dhe deri më tani raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Shtetit po e përcjell me skandal edhe plagosjen e zyrtarit të Entit Rregullator të Energjisë, Lorenc Kosta, nga Komisari i Policisë, Erjon Goxhara, për dy motive:

1. Për të mos rënduar më tepër profilin e kriminalizuar të policisë, pas skandalit të fshehjes së autorit të vrasjes së Egli Progës në Pogradec; dhe pas arrestimit të Shefit të Anti-drogës në Durrës, Gramoz Preçi.

2. Për të fshehur faktin, që komisari i policisë Erjon Goxhara është djali i Xhevdet Goxharës, vëllait të Erfane Ruçit (Goxhara) gruas së Gramoz Ruçit.

Por në deklaratën e tij, Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, bëri deklaratën skandaloze, se komisari Erjon Goxhara nuk kishte qëllim ta vriste zyrtarin e ERE, prandaj e qëlloi nga këmbët, madje i qau hallin, se i kishe thënë që është në gjendje të rënduar psikologjike.

Skandal tjetër është deklarata e krye policit Vocaj, se gjoja policia, nuk ka informacion ku jeton komisari Erjon Goxharaj, kur ai e ka vartës direkt dhe çdo punonjës policie, ka dosje me të dhënat personale të përditësuara.

Por fakti, që ai banon në një pallat me Gramoz Ruçin, drejtuesit e policisë po i luten të vetë-dorëzohet, që të mos shkojnë ta arrestojnë atje e t’i prishin imazhin Gramozit.

Policia e Shtetit, po e deklaron komisarin Erjon Goxhara si polic të thjeshtë kufiri, kur ai është komandant njësie kufiri për emigracionin dhe deportimet në Rinas, ndërsa më parë, ka qenë komandant policie kufiri doganor në Rinas, në Kakavijë e Kapshticë.

Si në të gjitha detyrat, dhe pikën kufitare të Rinasit, nipi i gruas së Gramoz Ruçit, ka krijuar një rrjet korruptiv në shërbim të personave e grupeve kriminale, që kalojnë kufirin me dokument e false në  dalje e hyrje, por dhe në kalime mallrash e trafiqesh në bashkëpunim me djalin e Gramoz Ruçit, shef sektori në Albcontrol.

Kur ishte komandant policor në doganat Kakavijë e Kapshticë, Erjon Goxhara i përdorte trarët sipas pazareve që bënte me mallrat kontrabandë, trafiqet dhe kalimin tranzit të afrikanëve drejt vendeve të BE.

Por askush nuk e ndalonte dhe nuk e prekte, mbasi thuhej e dihej që punonte për Gramoz Ruçin; ndërsa kur e trashi zullumin dhe pati reagime nga pala policia greke, u detyruan ta transferojnë shef në pikën kufitare të Rinas, ku po bënë të njëjtat krime.

Saktësojmë, se gruaja e komisarit Erjon Goxhara, është vajzë halle e Rei Metës, ish-zyrtarit të doganës, djali i Anëtares së Këshillit të Lartë të  Prokurorisë, Nurihan Meta, i cili më 7 gusht 2023 vrau me grushte ndërtuesin në Vlorë.

Përveç për krimin e plagosjes, komisarit Erjon Goxhara i duhen hetuar pasuritë, mbasi sipas raporteve të SHISH e Anti-krimit, ai ka pasuri të shumta, të cilat janë me burim nga trafiqet, kontrabanda e korrupsioni, por dhe pasuri të fshehura të Gramoz Ruçit

Plagosje me armë zjarri në Tiranë, efektivi i policisë

Efektivi i policisë

Mbi ngjarjen reagoi dhe policia, e cila është vënë në kërkim të autorit.

“Më datë 19.08.2024, rreth orës 14:07, në afërsi të një marketi te rrethrrotullimi i Komunës së Parisit, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi E. G., (punonjës Policie) ka plagosur me armë zjarri shtetasin L. K., 45 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për kapjen e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur si drejtori i Policisë së Tiranës Tonin Vocja, ashtu dhe përfaqësues  të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.