E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Detaje nga vdekja e nënës së dy fëmijëve që piu fotoksinë! I shoqi jetonte në emigrim
Politikë

Detaje nga vdekja e nënës së dy fëmijëve që piu fotoksinë! I shoqi jetonte në emigrim

Shpresa Krëku, 41-vjeçarja që u vetëhelmua mëngjesin e së mërkurës, mësohet se ka pirë fostoksinë pas një sherri me bashkëshortin e saj.

41-vjeçarja kishte debatuar me të shoqin Çlirim Krëku, në telefon, pasi ky i fundit jetonte në Selanik të Greqisë prej 1 viti.

Përpara se të ndërmerrte aktin Shpresa Krëku ka telefonuar të vëllanë duke i lënë amanet fëmijët.

“Nuk mundem më vëlla, amanet fëmijët”, i ka thënë ajo dhe më pas ka pirë 3 kokrra fostoksinë.

Pas telefonatës nga 41-vjeçarja, i vëllai ka shkuar menjëherë në banesën e saj në fshatin Bilçë të Beratit ku e ka gjetur në gjendje kritike.

Ai e ka dërguar fillimisht në Spitalin Rajonal Berat dhe më pas është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku gjeti humbi jetën 15-minuta pas mbërritjes.

Ende është mister shkaku i vetëhelmimit të nënës së dy fëmijëve, ndërkohë që në lajmërinin e vjekjes nuk përmendet emri i bashkëshortit, vetëm prindërit, vëllai dhe fëmijët.

41-vjeçarja ka kërkuar në momentet e fundit të jetës ta varrosnin në fshatin Banaj pranë familjes së saj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.