E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Detaje nga vizita në TIranë e Sekretarit amerikan të Shteti
Lajme

Detaje nga vizita në TIranë e Sekretarit amerikan të Shteti

Blinken u prit në Rinas nga ministri Jashtëm Igli Hasani, ambasadori shqiptar në SHBA, Ervin Bushati dhe nga i ngarkuari me punë në Tiranë, David Wisner.

Igli Hasani ka shkruar në një postim në rrjetin social X se ishte “i lumtur të mirëpres Sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken në vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri”, duke vënë theksin se partneriteti dhe bashkëpunimi i ngushtë me Shtetet e Bashkuara, një partner strategjik i Shqipërisë.

15:48

Blinken arrin në Kryeministri për takimin me Ramën

antony blinken1

Sekretari amerikan i Shtetit ka mbërritur në Kryeministri për takimin me kreun e qeverisë, Edi Rama.

Gjithashtu në godinën qeveritare ka mbërritur edhe ish-ambasadorja e SHBA-së në vendin tonë, Yuri Kim. Ish-diplomatja shoqëron Blinken gjatë vizitës së tij në Tiranë.

yuri kim1

Blinken takim me të rinjtë te Piramida: Sot në rrugët e Tiranës pashë optimizmin për të ardhmen

Blinken Rama-piramida
Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken ka bërë një ndalesë në Piramidën e Tiranës, gjatë vizitës së tij në kryeqytetin shqiptar ditën e sotme. Gjatë fjalës së tij para të rinjve, ku takoi kryeministrin Edi Rama dhe Kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj, Blinken u shpreh se ka ndjerë ngrohtësi në çdo vend ku ka shkelur në Tiranë. Duke u ndalur te rindërtimi i Piramidës së Tiranës, Blinken theksoi se sot ky vend është kthyer në një simbol të të ardhmes, ndërsa nënvizoi se në rrugët e kryeqytetit sot ka parë optimizëm për të ardhmen.

“Ju falënderoj për një mikpritje të mrekullueshme në vendin e shqiponjave, e ndjej ambientin e ngrohtë jashtë dhe ngrohtësinë në këtë vend dhe çdo vend tjetër që kam qenë në Tiranë. Nuk mund t’ju shpjegoj se sa mirënjohës jam. Sot ky vend është mbushur me dritë. Është një simbol i gjallë të ardhmes dhe të tashmes, të marrëdhënieve mes SHBA dhe Shqipërisë. Kjo ndërtesë u rindërtua me investimin e fondit shqiptaro-amerikan. Sot në rrugët e Tiranës pashë optimizmin për të ardhmen”, tha Blinken.

15:30

Blinken: Mikpritje e mrekullueshme në vendin e shqiponjave

antony blinken deklarate piramida

Nga aktiviteti te Piramida, Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken ka thënë se është i lumtur të jetë në Tiranë. “Mirëdita të gjithë dhe ju falënderoj për një mirëpritje të mrekullueshme në vendin e shqiponjave. E ndjej ngrohtësinë këtu dhe në do vend tjetër në Tiranë. Nuk mund të shpjegoj sa mirënjohës jam.

Që të jem sot me ju për të festuar arritje e këtyre programeve është i rëndësishme për të forcuar marrëdhëniet mes vendeve. Falënderoj Wisnerin dhe sidomos kryeministrin Rama, jam i lumtur që jam sot me ju në një qytet ku ju si ish-kryetar bashkie e keni energjizuar. Jam mirënjohëses dhe për partneritetin që kemi.

Këto tre vitet e fundit që kemi punuar bashkë, çdo vështirësi që kemi pasur, kryeministri ka qenë pranë nesh. Kanë thënë njerëz se kjo ndërtesë tregon rrugën e Shqipërisë që nga fundi i luftë së ftohtë”

Ora 15: 20

Rama: Diktatori ynë për të cilin kjo piramidë u ndërtua, po rrotullohet në varrin e vet sot

edi rama1

Kryeministri Edi Rama nga Piramida e Tiranës, ku ndodhej së bashku me Sekretarin Amerikan të Shtetit, iu drejtua Antony Blinken duke u shprehur se “kam lajme të mira për ju sot”. Kreu i qeverisë theksoi se dikatori Enver Hoxha, për të cilin u ndërtua edhe Piramida, sot po rrotullohet në varr.

“Kam lajme për ju sot, diktatori ynë për të cilin kjo piramidë u ndërtua po rrotullohet në varrin e vet sot. Ai na rriti me urrejtje dhe për t’ju luftuar”, u shpreh Rama

15:15

Blinken dhe Rama takohen tek Piramida!

Edi RAma Blinken

Sekretari Antony Blinken dhe Kryeministri Edi Rama kanë marrë pjesë në takimin e zhvilluar brenda Piramidës, me të rinjtë shqiptarë që kanë përfituar nga programet edukative. Kreu i qeverisë shkruan në Facebook se: “Piramida e Tiranës, tashmë qendra më inovative në rajon, mirëpret Sekretarin Blinken në një takim me të rinjtë shqiptarë që kanë përfituar nga programet edukative të vendit mik dhe që sot luajnë një rol thelbësor në forcimin e marrëdhënieve të Shqipërisë me SHBA”

15:10

Blinken largohet nga Presidenca

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është larguar nga Presidenca pas 15 minutash takim me Kreun e Shtetit, Bajram Begaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.