E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Detaje të reja nga të shtënat me armë në Vlorë/ Dëshmitari rrëfen tmerrin: Pash një person po e pandeha si polic kufiri
Publik News

Detaje të reja nga të shtënat me armë në Vlorë/ Dëshmitari rrëfen tmerrin: Pash një person po e pandeha si polic kufiri

Detaje të reja janë zbardhur nga të shtënat me armë zjarri në Novoselë, ku një person ende i pa identifikuar ka qëlluar me automatik drejt një lokali.

Një dëshmitar, personi që ishte brenda në lokal sëbashku me pronarin, Gjergji Nasi tha se një person i pajisur me syze dhe kapele ka qëlluar në drejtim të tyre dhe ka zbrazur një karikator të tërë.

“Vinte vërdallë. Unë pash një person. Unë e pandeha si ndonjë polic nga ata të kufirit. Me kallash bridhte këtej dhe bridhte andej dhe shikonte, por nuk foli asgjë. Ai nisi të qëllonte që te dera pa u futur fare brenda dhe drejtimi i plumbave ishte që nëse një person do ishte ulur në tavolinë të kapte në kraharor ose kokë. Plumbat larg nga ne ishin një metër e gjysmë apo dy e shumta. Në lokal ishim unë dhe i zoti i lokali. Zbrazi një karikator atje janë 28 shenja plumbash. Ne ikëm me vrap.

Unë nuk di gjë për motivet se unë jam njeri hallexhi se mezi nxjerr bukën e gojës. Nuk di gjë për të zotin e lokalit. Unë nuk merrem me politikë dhe nuk di gjë fare”, tha dëshmitari.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.