E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Detaje të reja nga zbulimi tronditës/Foshnja që u gjet e pajetë brenda një valixhe kishte më shumë se një muaj që kishte ndërruar jetë.
Lajme

Detaje të reja nga zbulimi tronditës/Foshnja që u gjet e pajetë brenda një valixhe kishte më shumë se një muaj që kishte ndërruar jetë.

Zbulohen të tjera detaje të rënda nga ngjarja makabre që ka ndodhur në një familje në Korçë.

Dyshimet janë se foshnja që u gjet e pajetë brenda një valixheje nga kryefamiljari, i cili është emigrant në Greqi, por ishte kthyer disa kohë më parë, ka më shumë se një muaj që ka ndërruar jetë.

Mësohet se burri kishte rreth një muaj që ishte rikthyer nga Greqia ku punonte dhe kishte konstatuar erë të rëndë në dollap, por pa qenë fillimisht në gjendje ta përcaktonte shkakun.

Policia tha në një njoftim paraprak për mediat se ka qenë shtetasi K. A., (emigrant në Greqi) që ka bërë kallëzim sot në Komisariatin e Policisë, se ka gjetur në banesën e tij, një foshnjë të pajetë.

Bashkëshortja e tij, e cila vuan nga sëmundje të shëndetit mendor është transportuar në maternitetin e qytetit, për ekzaminime të mëtejshme, tha policia.

Gruaja nuk është në gjendje të japë detaje mbi ngjarjen.

Çifti ka një tjetër fëmijë, një djalë 15 vjeçar që vuan nga autizmi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.