E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Detaje të reja për shpërthimin në makinën e Preng Gjonit
Lajme

Detaje të reja për shpërthimin në makinën e Preng Gjonit

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga atentati me tritol ndaj Preng Gjinit më 15 shtator të këtij viti.

Prokuroria e Tiranës dhe grupi i hetimit të Krimeve të Rënda kanë identifikuar një person që shfaqet në kamerat e sigurisë në zonën ku ndodhi shpërthimi. Ai largohet me vrap, ndërsa ka të hedhur në krahë një çantë të kuqe, i veshur me xhinse edhe me kapele në kokë si dhe një bluzë të zezë.

Ky person shfaqet gjatë kohës që Preng Gjini  po pi kafe duke vëzhguar në distancë, ndërsa bën lëvizje të dyshimta. Kamarierë të një lokali afër perimetrit ku ndodhi shpërthimi i thanë grupit të hetimit se ky person u kishte folur në gjuhën italiane. Por prokurorët dyshojnë që në të vërtetë ai është shtetas shqiptar.

Burimet i thanë gazetares Anila Hoxha, se deri më tani janë kontrolluar 27 kamera subjektesh, për të parë lëvizjet e këtij personi rreth moshës 30-vjeç.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.