Detaje tronditëse nga vdekja e 3-vjeçarit në kopshtin privat: U mbyt me kapuçin e xhupit kur po merrte çantën e varur
Vdekja e 3-vjeçarit në Fier në një kopsht privat të qytetit. Sipas dëshmisë së edukatoreve 3-vjeçari ka qenë duke u larguar nga kopshti dhe ka shkuar si çdo ditë për të marrë çantën e varur. Dyshohet se kapuçi i xhupit të tij ka ngecur në varësen e çantave dhe për pasojë ai është mbytur.
Edukatoret kur kanë parë që fëmija u vonua kanë shkuar ta shohin, por e kanë gjetur pa shenja jete. Edhe pse kanë tentuar t’i vijnë në ndihmë, nuk ka qenë e mundur, pasi vogëlushi kishte ndërruar jetë.
Duke folur për mediat jashtë ambienteve të spitalit të Fierit, daja i 3-vjeçarit tha se janë lajmëruar nga stafi i kopshtit që fëmija është rëndë.
Daja i vogëlushit 3-vjecar:
“E kemi çuar në mëngjes djalin në kopsht për të mësuar e edukuar vetëm kur na vjen lajmi hajdeni se djalin e keni keq. Vij me vrap në urgjencë, aty u takuam me doktorin që kishte munduar të kthente në jetë djalin ma shpjegoi më tha djali na ka ardhur i pajetë. Më tha ne i bëmë të gjitha çfarë kishim për të bërë e djalin nuk e shpëtuam dot. Na tha që kishte një shenjë këtu në grykë, për këtë duam drejtësi”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



