E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
DETAJET/ Alban Hoxha u arrestua  “tapë”  alkool mbi normën e lejuar
Lajme

DETAJET/ Alban Hoxha u arrestua “tapë” alkool mbi normën e lejuar

Pas lajmit të bujshëm për arrestimin e portierit të Partizanit, Alban Hoxhës, nga Partizani, vijë edhe detaje të reja. Ai është arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, dhe pritet të dalë për masë sigurie në Gjykatë ditën e martë, për të mësuar nëse do të qëndrojë në paraburgim apo do të lirohet.

 

në testin e alkoolit Alban Hoxha ka rezultuar në masën 0.52 miligramë për litër, ndërsa norma e lejuar është 0.30 miligramë për litër.

 

Ja edhe njoftimi i Policisë, për arrestimin e Alban Hoxhës, i cili është kapur në rrugën “George W Bush”, gjendur pranë Parlamentit, dhe gjendet në Komisariatin 1.

Tiranë

Policia Rrugore arreston në flagrancë tre shtetas për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Nga shërbimet e Policisë Rrugore u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– D. A., 25, vjeç banues në Tiranë, pasi në rrugën “Isuf Elezi”, u kap nga shërbimet e policisë rrugore duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin.

– L. L., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Kavajës”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin.

– A. H., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “George W Bush”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin.

Materialet në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.