E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Detajet/Çmontohet grupi kriminal në Shkodër, policia arreston anëtarin e katërt
Lajme

Detajet/Çmontohet grupi kriminal në Shkodër, policia arreston anëtarin e katërt

Policia e Shkodrës ka çmontuar një grup kriminal në Shkodër që shpërndanin kokainë dhe kanabis, si dhe falsifikonin dokumente, duke çuar në pranga edhe anëtarin e katër të kësaj bande.

Së fundmi policia ka lokalizuar dhe arrestuar 32-vjeçarin e shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Triple”, i nisur në prill të vitit 2022.

Ndaj 32-vjeçarit N. L., banues në Shkodër, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.

Njoftimi nga Policia Shkodër

Vijon operacioni policor i koduar “Triple”, shkon 4 numri i shtetasve të vënë në pranga në kuadër të tij.

Operacioni “Triple” u zhvillua në prill të vitit 2022 dhe goditi shpërndarjen e lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis, si dhe falsifikimin e dokumenteve, që kryheshin nga 4 shtetas që vepronin si grup.

Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga 32-vjeçari i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe ato të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, të DVP Shkodër, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe me mbështetjen e inteligjencës informative, për vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar në kuadër të operacionit “Triple”, kanë lokalizuar në lagjen “Liria”, kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasin:

-N. L., 32 vjeç, banues në Shkodër.

Ndaj 32-vjeçarit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.

Shtetasi N. L. u shpall në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Triple”, të zhvilluar në prill të viti të shkuar, pasi në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë (të vënë në pranga), ushtronin në formën e grupit, veprimtaritë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis dhe falsifikimit të dokumenteve. Nga ky operacion, u sekuestruan sasi lënde narkotike kokainë, 4.3 kg kanabis dhe disa dokumente false.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.