Detajet/ I vunë tritol parukerisë në Nikël, Krujë
Parukeria e një shtetaseje në fshatin Nikël në Krujë është shpërthyer me tritol mbrëmjen e djeshme. Policia ne nje informacion paraprak beri me dije se biznesi i perket shtetases R.Sh.
Ngjarja ka ndodhur pas mesnate dhe ka shkaktuar vetem deme materiale.
Informacion paraprak nga policia e Durrësit:
Më datë 16.08.2019, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë dhe vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit pasi rreth orës 01:00, në fshatin Nikël, Krujë është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi lënde plasëse në biznesin (parukieri) e shtetases R.Sh., duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




