E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Detajet/ Klodiana u  ekzekutua nga ish-burri, përballja e fëmijëve me ngjarjen tragjike: Vrapo, mami ka vdekur
Lajme

Detajet/ Klodiana u ekzekutua nga ish-burri, përballja e fëmijëve me ngjarjen tragjike: Vrapo, mami ka vdekur

Detaje tronditëse dalin nga vrasje e shqiptares Klodiana Vefa me publik në kokë para shtëpisë së saj në via Galvani, në Castelfiorentino pranë Empolit

Autori i dyshuar i krimit, ish-bashkëshorti i saj, Alfred Vefa, është ende në kërkim. Ish-çifti ishin prindër të dy fëmijëve dhe xhelozia dyshohet se është shkak i krimit të rëndë.

Ka qenë vajza 14-vjeçare e ish-çiftit që është përballur me ngjarjen tragjike dhe më pas ka lajmëruar vëllain e saj të madh që po flinte gjumë: “Vrapo, mami ka vdekur”.

Mësohet se lidhja mes Alfredit dhe Klodianës kishte marrë fund prej rreth gjashtë vitesh dhe ajo kishte nisur një marrëdhënie tjetër.

Ish-bashkëshorti i saj i kishte  shkuar disa herë në punë për t’i thënë që t’i jepte fund lidhjes.

Më tej, bashkëshorti e kërcënonte shpesh gruan me fraza të tilla si: “Të numërohen ditët”, “Ose do të jesh e imja ose e askujt”, sipas mediave italiane.

itali

Gjithashtu mësohet se viktima e dinte prej disa vitesh që ai kishte një armë pa leje, por nuk kishte frikë.

“Klodiana ishte punëtore, një grua e mrekullueshme. Para disa vitesh ajo më në fund arriti të ndahej nga i shoqi, një burrë jo i mirë. Një njeri i dhunshëm. Të gjithë e dinim. Ai kishte guxim”, tha një mikeshë e Klodiana Vefës për LaPresse.

“Ai i ushtronte dhunë të fortë psikologjike: ajo ndryshoi krejtësisht kur ishte me të. Ai njeri ishte vërtet i frikshëm. Por ajo kurrë nuk e kishte denoncuar, ajo gjithmonë përpiqej ta zgjidhte vetë. Zgjati shumë”, thotë miku.

“Nuk e di pse e pranoi takimin e fundit. Këtë s’duhet ta bënte kurrë…”, nënvizon ajo. “Dhe më pas ai kishte filluar një jetë të re, kishte një grua tjetër. Nuk e kuptoj se çfarë e shtyu në atë gjest. Ishte një ekzekutim. Ai do të përpiqet të arratiset, ndoshta do të kthehet në Shqipëri”.

Alfred Vefa është larguar pa para dhe dokumente duke e lënë portofolin në shtëpi.

Edhe pse të divorcuar prej vitesh, sipas mediave italiane, ata jetonin së bashku në të njëjtën banesë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.