E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
DETAJET/ Pse u qëllua biznesmeni në Shkodër, dy autorët i kërkuan me forcë që…
Lajme

DETAJET/ Pse u qëllua biznesmeni në Shkodër, dy autorët i kërkuan me forcë që…

Ai mbeti i plagosur me armë zjarri nga dy persona ende të paidentifikuar, të cilët krejt papritur i shkuan në biznesin e tij dhe i kërkuan me ngulm t’u riparonte një defekt në mjetin e tyre tip “Benz”.

Policia bëri të ditur se shtetasi i plagosur është Ermir Simoni, 43 vjeç. Ai është dërguar menjëherë në spital për t’i dhënë atij ndihmën e parë mjekësore. Sipas burimeve spitalore, Ermir Simoni është jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ndodhi në rrugën që të çon te hidrocentrali i Vaut të Dejës. Në fillim të këtij aksi, në anën e majtë ndodhet edhe servisi ku u plagos 43-vjeçari. Fillimisht, sipas burimeve policore, konflikti ka ndodhur mes autorëve të dyshuar dhe vëllait të të plagosurit, të cilin e kanë goditur.

Ata kanë çuar makinën tip “Benz” te servisi, duke ia imponuar me forcë vëllait të Simonit t’u riparonte mjetin. Por duke parë situatën dhe urdhrin kërcënues, ai nuk ka pranuar që të merrej me makinën e tyre.

Pas kësaj, personat janë larguar duke u rikthyer me armë nga ku kanë qëlluar në drejtim të dy vëllezërve. Për rrjedhojë, Ermir Simoni mbeti i plagosur, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Forcat e Policisë kanë bërë kontrollin e kamerave të sigurisë së servisit ku ndodhi plagosja, por rezulton se kamerat ishin jashtë funksionit dhe nuk kanë mundur që të regjistrojnë ngjarjen.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.