E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Detajet/ Si e emëroi dhe shkarkoi vetë Niko Peleshi kreun e Bordit të Kullimit
Lajme

Detajet/ Si e emëroi dhe shkarkoi vetë Niko Peleshi kreun e Bordit të Kullimit

Vite më parë Nexhip Minaroli ishte rekomanduar nga Partia Socialiste dhe emëruar nga LSI.

Ai u emërua në krye të Bordit të Kullimit në Koçë, nga ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, rreth katër vite më parë.

Disa kohë më parë, kur u bë reforma e Bordeve të Kullimit, Panariti nuk e riemëroi në krye të bordit të kullimit, pasi me reformën e re nga drejtoritë rajonale, të cilat përfshinin një qark, me reformën e re përfshijnë disa qarqe.

Panariti nuk e riemëroi në krye të Bordit të Kullimit Minarollin pasi në formularin e Dekriminalizimit kishte fshehur faktin që ishte dënuar më parë.

Por nuk kaloi shumë kohë dhe vetëm tre javë më parë, Niko Peleshi, rreth 5 muaj pasi mori detyrën e Ministrit të Bujqësisë, e riemëroi Minarollin drejtor të Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit për rajonin Korçë-Elbasan-Berat dhe sot pas denoncimit të LSI, e shkarkoi atë.

Kjo historia e kreut të Bordit të Kullimit në Korçë është shumë qesharake, pasi e propozoi PS dhe e emëroi LSI në vitin 2014, nuk e riemëron LSI në vitin 2017, e riemëron Peleshi në 2018 dhe e shkarkon po vetë Peleshi, sot pas denoncimit të LSI.

Minarolli u emërua drejtor i Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit për rajonin Korcë-Elbasan-Berat, me firmën e ministrit të Bujqësisë, Niko Peleshi dhe u shkarkua po nga ky i fundit.

Kjo është papërgjegjshmëria sesi funksionojnë institucionet në Shqipëri dhe Niko Peleshi nuk po shkon kurrë në pritshmëritë e Fehmie Thomait, madje po tregon se është shumë më poshtë saj./ CNA.al

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.