E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Detyrimet që Shqipëria duhet të kryejë para fillimit të negociatave…
Publik News

Detyrimet që Shqipëria duhet të kryejë para fillimit të negociatave…

kordinator per Politiken e Jashtme dhe Zgjerimin ne Parlamentin Evropian.

Për ata miq të FB-së që interesohen për zhvillimet në Shqipëri:

Kur bëhet fjalë për detyrimet që Shqipëria duhet të kryejë para fillimit të negociatave të pranimit, miqtë e një Shqipërie Europiane, nuk duhet të frustrohen shumë dhe për shumë kohë nga ata që kanë ok për detyrë t’i përmbushin! Dmth nga qeveria!

Konkluzionet e Këshillit Europian janë të ditura, rekomandimet e Komisionit të Venecias janë të ditura, teksti dhe fryma e marrëveshjes së 5 qershorit është e ditur!

Kjo e fundit është shkelur, ndërkohë që nuk ka progres në shumë kushte:

-Ligji për median nuk është përmirësuar;

-zyrtarë të përfshirë në manipulimin e votave i kanë shpëtuar ndjekjes penale;

-gjithashtu zyrtarë të lartë të qeverisë e ish-magjistratë të gjyqësorit të përfshirë në korrupsion i kanë shpëtuar ndjekjes penale;

-pastrimi i parave mbetet një shqetësim i paadresuar, nisur edhe nga skandali i fundit;

-kushtetueshmëria e zgjedhjeve lokale të vitit 2019 ende nuk është sqaruar;

-ngritja e institucioneve të reja të gjyqësorit është e ngadaltë;

Qeveria në Tiranë nuk duhet të provokojë miqtë e Shqipërisë europiane, qoftë duke mohuar këto kushte apo duke përgojuar BE-në për ndihmën e saj ose duke bërë marrëveshje me palë të treta në shkelje të ligjit europian.

Këto janë çështjet që kam ngritur në forume europiane e do të vazhdoj të ngre për hir të besueshmërisë së vendit dhe të ecurisë së shpejtë drejt anëtarësimit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.