E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dhanë leje për të ndërtuar tek “Uji i Ftohtë”
Lajme

Dhanë leje për të ndërtuar tek “Uji i Ftohtë”

Policia e qytetit të Vlorës ka proceduar penalisht 6 zyrtarë të bashkisë së Vlorës të cilët akuzohen për shpërdorim detyre pasi kanë lejuar ndërtime tek “Uji i Ftohtë”.

Materialet u referuan në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasit:

– J. Ç., 34 vjeç, me detyrë Drejtor i Zyrës Urbanistike në bashkinë Vlorë;

– K. M., 33 vjeç, me detyrë specialist i Zyrës Urbanistike, në bashkinë Vlorë;

– R. H., 34 vjeç, me detyrë specialist i Zyrës Urbanistike, në bashkinë Vlorë;

– F. H., 35 vjeç, me detyrë kryeinspektor i IMT, në bashkinë Vlorë;

– I. Z., 31 vjeç, me detyrë inspektor i IMT, në bashkinë Vlorë;

– M. I., 30 vjeç, me detyrë inspektor i IMT, në bashkinë Vlorë.

Gjithashtu është proceduar penalisht edhe shtetasi G. H., 61 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka ndërtuar pa leje, 2 konstruksione hekuri, në katin e nëntë të një objekti, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.