E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dheu i lehtë moj motër ,vrasja jote na vret të gjithëve me turp
OP-ED

Dheu i lehtë moj motër ,vrasja jote na vret të gjithëve me turp

Perparim Kabo

Sot dora kriminale nuk u ndal, vrau sërish, vrau një grua që punonte si gjyqtare…pra ai që vret se ka për gjë, nuk pyet, nuk frigohet…nuk ndalet…

Nuk duhej por tashmë është një fatalitet…Ngshëllimi nuk e di vlen apo jo.Në planin moral dhe human po vlen..dhe unë sinqerisht ia dërgoj familjes…por fëmijëve të së ndejrës skam ç’tu them…

Nëna vdes nga babai juaj kriminel…Kjo është kuje. Familja e tronditur në themel. Politika të lëri dënglat, akuzat ndaj shtetit apo individëve…nuk zgjidhet kështu duke shfryrë për qëllime të tjera dhe duke shfrytëzuar ngarkesat emocionale si shernaja partish.
Pyetjet janë. Pse vrasin burrat, pse vrasin gartë, pse vrasin të rinjt, pse vrasin pleqt, pse vrasin shqiptarët! Pse?!

Gjyqtarë kudo që jeni në Shqipëri…e kuptoni se çfarë do të thotë nëse krimi i vrasjes nuk dënohet si dhe sa duhet?

Ju ligjëvënës që fshiheni pas gishtit, me ndryshimet që keni bërë në Kodin Penal dhe atë të Procedurës Penale a e shikoni se duke bërë lëshime në arsyetimin ligjor penal dhe duke bërë të mundur që edhe për një vrasje të dilet herët nga burgu a thua se ka vrarë një lopë, e shihni se ku e sollët gjendjen.

Ai që do dhe është nisur të vrasë nuk ka frikë më nga ligji, as nga burgu, sepse ai e di që avokati do ta mësojë të thotë…e bëra në kushtet e gjendjes së rëndë emocionale, dua gjykim të shkurtuar, jam penduar, s’mbaj mend se çfarë kam bërë.

Pastaj e dërgojmë në spitalin e mendjes së humbur, po edhe paraburgimi i gjatë shkurton kohën e burgimit dhe pas 6 apo 8 vitesh vrasësi del në liri…

Këtu nis ndyshimi…!

Do vazhdojmë më kështu?
Dheu i lehtë moj motër që askush nga ne nuk të mbrojti dot.

Nuk e di a kemi të drejtë të qajmë për Ju…pasi kjo që ndodhi është më shumë se një vdekje, është një vrasje që na vret të gjithëve në mos me plumb me turp…

Heshtët për gjyqtarin Konomi në Vlorë, për prokurorin, për shefin e policisë, për deputetin që janë vrarë…Kë prisni të vritet..?!! Fatlitet fatalitet fatalitet!
31 gusht 2017

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.