Dhunë në mes të autostradës, “hije” mbrojtjeje nga Policia
Skena që shihni i ngjajnë një filmi me gangsterë, por kanë ndodhur në mes të ditës, në segmentin më të rrahur rrugor në Shqipëri.
Mesditën e djeshme, rreth orës 11:30, autostrada Tiranë-Durrës u kthye në një arenë dhune përballë qindra dëshmitarëve.
Dy persona kanë ndaluar mjetin e tyre në mes të rrugës, duke bllokuar qarkullimin, dhe kanë nxjerrë me forcë nga një makinë tjetër një të ri. Sipas dëshmive, ata e kanë goditur atë barbarisht në sytë e udhëtarëve të tjerë, duke sfiduar hapur shtetin dhe ligjin.
“PSE ASNJË NDALIM?”
Por ajo që e bën këtë ngjarje edhe më tronditëse, është heshtja dhe mosveprimi i forcave të rendit. Edhe pse ka kaluar më shumë se 24 orë, nuk ka asnjë person të ndaluar apo të shoqëruar. Burime për redaksinë tonë bëjnë me dije një detaj skandaloz: Denoncuesi dyshon se në këtë dhunë është i përfshirë djali i një oficeri policie që shërben në Vorë.
Pse policia nuk ka dalë me një njoftim zyrtar për një ngjarje që ka ndodhur në mes të autostradës, përballë kamerave të sigurisë së bizneseve përreth?
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



