E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dhunë seksuale ndaj shqiptares, Robinho dënohet me 9 vite burg
Bota

Dhunë seksuale ndaj shqiptares, Robinho dënohet me 9 vite burg

Ish-sulmuesi i Milanit, Robson de Souza Santos, i njohur në botën e futbollit si Robinho, është dënuar nga Gjykata e Milanos me 9 vite burg për dhunë seksuale në grup ndaj një 22 vjeçareje shqiptare.

 Ngjarja për të cilën është dënuar Robinho ka ndodhur në një diskotekë në Milano në 2013-ën.

Sipas hetimeve, braziliani që në atë kohë luante për kuqezinjtë, e sot për Atletico Mineir, ka abuzuar ndaj shqiptares bashkë me 5 persona të tjerë.

Mbi bazën e hetimeve prokurori i Milanos, Stefano Ammendol ka kërkuar arrestimin e brazilianit. Shqiptarja, në atë kohë 22 vjeçe, shkruan Sportmediaset, e ka njohur brazilianin në një restorant, e pasi e ka shoqëruar deri në shtëpi Robinho është rikthyer me disa miq për një takim të radhës në një diskotekë.

Pikërisht këtu edhe ka degjeneruar situata, sipas provave të paraqitura në Gjykatë, ku Robinho ka abuzuar seksualisht bashkë me miqtë e tij. Në përfundim të çështjes gjyqësore, gjykatësja Mariolina Panasiti e ka dënuar me 9 vite burg.

Për të njëjtën akuzë, Robinho u arrestuar në 2009 kur luante për Manchester City, por u liruar pasi çështja u mbyll.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.