Dhunimi i Xhisielës, opozita dhe shoqëria civile, thirrje për protestë para Kryeministrisë
Opozita dhe intelektualë iu kanë drejtuar një thirrje sot, grave dhe qytetarëve të tjerë, të protestojnë të henën në orën 17.30 përpara Kryeministrisë, kundër dhunës shtetërore ndaj gruas, nisur nga rasti më i fundit i Xhisiela Malokaut, vajzës së dhunuar nga djali i një deputeti socialist.
Deputetja e PD, Dhurata Çupi, njëherësh Sekretarja e Aleancës së Grave, i ka bërë apel kolegeve të shumicës.
“Thërritini ndjenjës njerëzore të mëmësisë dhe denonconi ngjarjen e paprecedentë. Kërkojmë që kryetari i Kuvendit, presidenti, kryeministri, Ministri i Brendshëm, prokuroria dhe të gjitha institucionet të prononcohen, jo vetëm të distancohen por të dënojnë me forcë këtë ngjarje. Ndaj djalit të deputetit, që është denoncuar për dhunën nuk është marrë asnjë masë, kemi mosreagim nga Ministria e Brendshme dhe kreu i policisë së Shtetit. Ndaj vajzës nuk është marrë asnjë masë mbrojtjeje. Duam të informohemi për cdo masë që do të merret për jetën dhe sigurinë për Xhiselën”-tha ajo.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



