Dhunohet personi që filmoi blerjen e votave nga PS në Lezhë, arrestohen 4 kushurinj
Ky i fundit është personi që publikoi në rrjetet sociale një video, në të cilën personazhi kryesor ishte Gëzim Paplekaj dhe dëgjohej të deklaronte se kishte marrë 20 mijë lekë të reja në këmbim të katër votave për Partinë Socialiste, në zgjedhjet e 25 prillit.
Policia bën me dije se: Me datё 01.05.2021, ora 00:50 u bё ndalimi i shtetasve Mirash Paplekaj, Gezim Paplekaj, Donald Paplekaj dhe Jetmir Paplekaj.
Këta persona akuzohen se me datё 29.04.2021 ora 12:00, nё Torovicё, Lezhё, nё bashkёpunim me njёri-tjetrin kanё dhunuar, kanosur pёr jeten pёr tё bёrё deklarim tё rremё, si dhe i kanё dёmtuar automjetin me targa AA2185JM, shtetasit Ylli Kacoli.
Kacoli banues nё Kamёz, Tiranё, është kërcënuar pёr shkak tё shpёrndarjes nё rrjete sociale tё videos ku flitet për blerje votash, pamje të cilat vunë në lëvizje edhe SPAK.
Pas publikimit të videos Gëzim Paplekaj u shoqërua në komisariatin e Lezhës për t’u marrë në pyetje, ndërsa SPAK nisi hetimet.
“Më kanë paguar 200 mijë lekë për 4 vota. Mirë më kanë paguar”, dëgjohet të deklarojë në video Gëzim Paplekaj.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhё.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



