E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dhunoi për vdekje mësuesin në Tiranë! Ky është autori, montazhier i RTSH-së
Lajme

Dhunoi për vdekje mësuesin në Tiranë! Ky është autori, montazhier i RTSH-së

Personi që shihni në foto është

 

Alban Meneri, autori i ngjarjes së sotme ku mbeti i vdekur fqinji i tij Nikolin Staka.

Sherri mes autorit dhe viktimës nisi për shkak të debatit që autori po kryente me një grua poshtë pallatit për shkak të parkimit.

I ndjeri ishte me profesion mësues, i lindur në Laç dhe banues prej një muaji në Tiranë, i cili ka jetuar më parë në Belgjikë.

Staka vdiq pasi kritikoi autorin për konfliktin që po bënte me një grua, teksa Meneri, montazhier i RTSH-së,është ndjerë i bezdisur dhe i ofenduar nga kjo kritikë dhe i ka kërkuar Stakës që të zbresë poshtë në mënyrë që të sqarohen.

Pasi janë ballafaquar ballë për ballë, Meneri e ka qëlluar me grushte në kokë, gjymtyrë e qafë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa 56-vjeçari dyshohet se ka gjetur vdekjen brenda në banesën e tij nga hemorragjia.

Konflikti ka ndodhur më datë 30, por trupi i pajetë u gjet në banesë më datë 31. Autori i tragjedisë është emër i njohur për policinë dhe person problematik.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.