Dhunoi vëllain, arrestohet 40 vjeçari në Fier
Luan Asllani, 40 vjeç, banues në Patos është vënë në prangat e policisë së Fierit.
Arrestimi i 40 vjeçarit u bë, pasi ai ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj vëllait të tij, G.A 43 vjeç.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin: Luan Asllani, 40 vjeç, banues në Patos.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj vëllait të tij, shtetasit G.A, 43 vjeç.”, njofon policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatëa së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje” parashikuar nga Neni 130/a/4 i Kodit Penal.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



