E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
dhunojnë në mes të lokalit ish-bashkëshorti me vëllanë e tij. Godasin me dorezë hekuri
Publik News

dhunojnë në mes të lokalit ish-bashkëshorti me vëllanë e tij. Godasin me dorezë hekuri

përjetuar tmerr një grua mbrëmjen e të shtunës, nga ish-bashkëshorti dhe ish-kunati i saj.

Dy vëllezërit janë shpallur në kërkim nga policia e Gjirokastrës pasi kanë dhunuar gruan në ambientet e një lokali në lagjen “18-Shtatori”.

Sipas policisë, dy personat që janë tashmë në kërkim, kanë qëlluar me mjet mprehës dhe dorezë hekuri edhe një 33-vjeçar.

NJOFTIMI

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër shpallën në kërkim shtetasit F. S. dhe G. S.(vëllezër) pasi këta shtetas gjatë mbrëmjes së datës 25.09.2021, në një bar-kafe në lagjen “18-Shtatori”, Gjirokastër kanë dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht shtetasen O. S.(ish bashkëshortja e shtetasit F. S.).

Gjithashtu për motive të dobëta kanë qëlluar me mjet mprehës dhe dorezë hekuri shtetasin S. G., 33 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna intensive për kapjen dhe ndalimin e shtetasve F. S. dhe G. S.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.