E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dialogu teknik Beograd-Prishtinë do të mbahet çdo dy javë
Lajme

Dialogu teknik Beograd-Prishtinë do të mbahet çdo dy javë

Raund i ri i bisedimeve teknike Beograd-Prishtinë pritet të nisë nesër.

Temat që do të diskutohen në këtë takim janë zbatimi i marrëveshjeve të arritura si Asociacioni i komunave serbe, energjia, ura në Mitrovicë, liria e lëvizjes dhe menaxhimi i vendkalimeve administrative.

Delegacioni i Prishtinës në këto bisedime kryesohet nga Avni Arifi,  ndërsa ai i Beogradit nga Marko Gjuriq, shkruan lajmi.net.

Bashkimi Evropian ka deklaruar se është e nevojshme të përshpejtohet diskutimi rreth zbatimit të marrëveshjeve ekzistuese në mënyrë që të normalizohen marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Për këtë thuhet se delegacionet teknike do të takohen çdo dy javë në Bruksel.

Raundi i mëparshëm i bisedimeve u zhvillua më 26 dhe 27 shkurt.

Dialogu në mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të nisë më 23 mars.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.