E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dibër/ Arrestohet 51-vjeçari pritet ekstradimi për në Itali
Lajme

Dibër/ Arrestohet 51-vjeçari pritet ekstradimi për në Itali

I dënuar me 13 vjet burgim, nga Gjykata e Apelit në Napoli, Itali, për organizatë kriminale dhe shfrytëzim prostitucioni, arrestohet me qëllim ekstradimin drejt Italisë, 51-vjeçari. 

Si rezultat i bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacioneve në kohë reale, të mbështetura dhe nga inteligjenca policore, për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin, të një shtetasi të kërkuar ndërkombëtarisht, FAST Albania, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Rezultati”, i zhvilluar në qytetin e Peshkopisë, në kuadër të të cilit, u lokalizua, u kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimin drejt Italisë, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar Fehmi Meziu (Mëziu), 51 vjeç, banues në Dibër.  

Gjykata e Apelit në Napoli, Itali, e ka dënuar këtë shtetas, me 13 vjet burgim, për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Organizatë kriminale’’, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë.        

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Romën, për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.