E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dibër/Rama inspekton aksin në Urën e Cerenecit
Lajme

Dibër/Rama inspekton aksin në Urën e Cerenecit

Kryeministri Edi Rama ishte sot në në Urën e Cerenecit në Peshkopi, ku zhvilloi edhe inspektimet e punimeve. Rama e konsideroi si një segment të rëndësishëm që plotëson Rrugën e Arbrit duke shkurtuar edhe më shumë distancën mes Dibrës dhe Tiranës dhe një dritare më shumë për të shijuar peizazhin fantastik që të ofron natyra dibrane.

Gjatë inspektimeve, Rama iu përgjigj edhe komenteve për zonat ku bëhen investime, duke u thënë se nuk po ndodhin vetëm në jug.

“Për dibranët paska qenë kjo punë. Për ata që thonë se pse po bëhën shumë investime në jug, ju them që investimi në Dibër nuk është në jug”,-tha Rama.

Rama u ndal edhe te peizazhi që shfaqej nga ana tjetër e punimeve të segmentit.

“Është edhe pjesa që ëhtë një zonë e mbrojtur. Është peizash i mrekullueshëm”,-tha Rama.

Gjatë takimit me disa banorë të zonës, Rama theksoi se ky projekt i bashkon edhe më shumë me Tiranën.

“Për ju paska qenë kjo punë. Me rrugën e Arbrit dhe Tunelin e Murrizit jeni afër Tiranës. Tani po bëhet edhe kjo rrugë që ju çon nga Pogradeci. Çfarë të bëhet më shumë?!Tani ajo që mund të bëjmë bashkë është hyrja në BE”,-tha Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.