E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Digjen 3 automjete pranë Postës Shqiptare në Tiranë
Lajme

Digjen 3 automjete pranë Postës Shqiptare në Tiranë

Tre makina janë përfshirë nga flakët në orët e vona të natës në kryeqytet, pranë godinës së Postës Shqiptare në rrugën “Çamëria”.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar në mënyrë të qëllimshme, ndërsa dëmet materiale në automjetet e prekura rezultojnë të konsiderueshme.

Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e policisë kanë nisur veprimet hetimore, duke u fokusuar në analizimin e kamerave të sigurisë në zonë. Qëllimi është identifikimi i çdo personi apo lëvizjeje të dyshimtë që mund të lidhet me incidentin.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar. Autoritetet pritet të japin një reagim zyrtar në vijim, ndërsa vijojnë verifikimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të zjarrit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.