E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Digjet plotësisht autobuzi i linjës Tiranë – Skrapar, shoferi nxjerr pasagjerët…
Publik News

Digjet plotësisht autobuzi i linjës Tiranë – Skrapar, shoferi nxjerr pasagjerët…

Digjet plotësisht autobuzi i linjës Tiranë –  Skrapar. Ngjarja në rrethrrotullimin e Savrës në Lushnjë. Autobuzi me destinacion Skraparin u shkrumbua totisht. Drejtuesi i mjetit pasi ka vënë re tymin në motor është ndaluar dhe ka nxjerrë jashtë pasagjerët dhe bagazhet. Më pas është munduar të shuajë zjarrin

Edhe pse është munduar nuk ka mundur të shuaje flakët kur edhe zjarrfikesit e Lushnjës kane mbërritur mjeti është djegur totalisht.

Fatmirësisht udhëtarët dhe drejtuesi i mjetit janë të pa lënduar nga situata. Sipas zjarrfikëses zjarri ka nisur si pasojë e një problemi në motorin e autobusit.

Njoftimi:

Lushnjë –  Rreth orës 14:40, në vendin e quajtur “Rotondo e Savrës”, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike në pjesën e motorrit, ka marrë flakë gjatë lëvizjes, automjeti tip autobus, me drejtues shtetasin A. T.

Nuk ka dëme në njerëz.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.