Dikur flinte në makinë, sot sozia e Kim fiton 1000 paund për postim
Një vajzë që dikur flinte në makinë pasi u shpërngul në Londër me vetëm 100 paund në xhep, tani fiton plot 1000 paund për postim në “Instagram”.
Erin Budina u largua nga shtëpia e saj në Uells për të ndjekur ëndrrën e saj, që të bëhej milionere.
Dy vitet e para qenë shumë të vështira për të, derisa nisi të postonte “selfie” seksi në “Instagram” dhe markat e modës u interesuan për të, duke u nisur nga ngjashmëria e madhe, që ka me Kim Kardashian.
300.000 ndjekës bëjnë që Erin të fitojë nga 200-1000 euro për postimet, ku promovon rroba.
“Nëse nuk kam 10 milionë euro kur të mbush 30 vjeç, do të mërzitem shumë”, thotë Erin sipas “Daily Mail”.



Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



