E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dinamika e ngjarjes / Vajza njoftoi të atin se gjyshi ka vrarë gjyshen, 40-vjeçari pas sherrit hodhi babanë nga shkallët
Lajme

Dinamika e ngjarjes / Vajza njoftoi të atin se gjyshi ka vrarë gjyshen, 40-vjeçari pas sherrit hodhi babanë nga shkallët

Të tjera detaje zbardhen për krimin e rëndë në Konispol, ndërsa është hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen. Teksa policia hetoi dhe dyshimet mbi pistën se mund të ishte autor i dy vdekjeve djali, kjo gjë rrëzohet pas dëshmisë së vajës së mitur të 40-vjeçarit Klement Islamaj.

BalkanWeb mëson se ka qenë pikërisht mbesa e shtëpisë që ka lajmëruar të atin dhe i ka pohuar krimin e rëndë, se gjyshi kishte vrarë gjyshen.

Më pas 40-vjeçari mësohet të ketë shkuar në banesë dhe pasi është zënë me babanë, e ka shtyrë këtë të fundit nga shkallët. Për pasojë Hyso Islamaj, 69 vjeç ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Dramat e familjes Islamaj në fshatin Shalës të Sarandës duket se e kanë pikënisjen vite më parë.

Origjina e tyre është nga fshati Markat i Bashkisë së Konispolit, pak kilometra larg Shalësit.

Huso Islamaj, 69 vjeç, i cili dyshohet se vrau bashkëshorten e tij me sëpatë në orët e para të mëngjesit, njihej si person problematik nga bashkëfshatarët e tij.

Por me tepër se kaq, krimi i vrasjes duket se i ka rrënjët më të thella në këtë familje.

Babai i Huso Islamajt, i njohur në fshat si Xhevit Cene, është dyshuar më parë për të paktën tre vrasje.

Dhe të trija kanë qenë bashkëshortet e tij.

Njërën nga bashkëshortet e ka vrarë duke e hedhur në gropë të gëlqeres, tjetrën e ka vrarë duke e hedhur në pus, ndërsa tjetrën e ka mbytur në lumë, duke e çuar në tri numrin e viktimave.

Ai njihej si njeri shumë i dhunshëm në fshat, duke kryer edhe veprime shtazarake ndaj bashkëshorteve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.