E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dinamo City shkruan historinë në Air Albania!
Lajme

Dinamo City shkruan historinë në Air Albania!

Blutë mposhtin Hajdukun dhe mbajnë gjallë ëndrrën Europë

Skuadra kryeqytetase ka mposhtur Hajdukun e Splitit me rezultatin 3-1 pas kohës shtesë, duke siguruar një kualifikim historik në fazën Play-off të Conference League.

Pas barazimit 1-1 në kohën e rregullt, djemtë e Dinamos gjetën golin vendimtar në shtesë, mes brohoritjeve të tifozëve në “Air Albania”, duke bërë që stadiumi të shpërthente në festë. Ky sukses i jep Dinamos mundësinë të ëndërrojë më tej për një vend në fazën e grupeve të kompeticionit europian, një arritje që do të ishte e paprecedentë për klubin në historinë e tij moderne.

Me këtë fitore, Dinamo City jo vetëm eliminon një nga skuadrat më të njohura të Kroacisë, por konfirmon se futbolli shqiptar mund të surprizojë edhe në skenën ndërkombëtare. Të gjithë sytë tani janë nga shorti i Play-off-it, ku kryeqytetasit do të mësojnë rivalin e radhës në rrugën drejt Evropës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.